Sallata cezar

Sallata cezar

Përbërësit:

4 fletë sallatë jeshile

2 feta bukë (shtëpie)

100 gr djathë parmixhano

2 thelpinj hudhër

1 lugë salcë Worcestershire

1 vezë

kripë

piper

uthull vere të bardhë

2 lugë lëng limoni

150 ml vaj ulliri

Përgatitja

1

Për të pregatitur sallatën Cezar, duhet që të zgjidhni fletët më të mira të marules, lajini dhe thajini pa i prishur fletët.

2

Më pas, bukën prijini në kubik të vegjël. Hidhini në tigan vajin e ullirit dhe hudhrat për aromë. E më pas hedhim bukën që sapo premë.

3

Vazhdojmë të përgatisim salcën: Në rrahësin elektrik hedhim lëngun e limonit, vezën, uthullën, hudhrën, salcën, kripën dhe piperin dhe i përziejmë të gjitha sëbashku.

4

Ndërkohë që përbërësit përzihen, ne i hedhim pak e nga pak vaj deri sa të përftojmë një salcë të ngjashme me majonezën.

5

Servireni sallatën Cezar duke vendosur në fund të pjatës gjethet e marules, më pas hidhini sipër kubet e vogjël të bukës që i skuqëm më parë, djathin parmixhano dhe sipër tyre hedhim salcën që përgatitëm.