Sërish arrestohet ish-shefi i Nisanit, Karlos Gon

Sërish arrestohet ish-shefi i Nisanit, Karlos Gon

Karlos Gon, deri para pak kohe drejtor ekzekutiv i Reno-Nisan-Micubishi, sërish është arrestuar, kumtoi avokati i tij.

Mediat lokale informojnë se është parashtruar akuzë e re kundër tij për shkak të malverzimeve financiare.

Më shumë se tre muaj në paraburgim, Gon ishte liruar me kaucion muajin e kaluar në vlerë prej miliarda jenëve (8,9 milionë denarë).

Ai ishte arrestuar më 19 nëntor pasi Nisani i ka zbuluar shkeljet e tij shumëvjeçare financiare në shuma milionëshe, duke përfshirë paraqitje të të ardhurave më të vogla nga ajo reale dhe shfrytëzimin e parave të kompanisë për nevoja personale. Gon i ka hedhur poshtë akuzat për malverzime financiare.