Volkswagen paralajmëron një SUV të ri elektrik

Volkswagen paralajmëron një SUV të ri elektrik

Anëtari më i ri i Volkswagen Electric I.D. do të prezantohet, në fund të muajit në Shanghai Auto Show

Kompania gjermane, nëpërmjet disa imazheve, ka paralajmëruar një SUV të ri elektrik, që do të prezantohet zyrtarisht në Shanghai Auto Show, brenda këtyre javëve.

Modeli I.D. Roomzz është më i riu nga linja Electric I.D. që vazhdimisht po vazhdon të zgjerohet.

Sikurse I.D. Crozz, I.D. Buzz, I.D. Vizzion dhe I.D. Buggy edhe anëtari i gjashtë i kësaj linjë tërësisht elektrike, do ta ketë platformën MEB të krijuar nga Volkswagen.

Raportohet se së pari do të del në shitje në Kinë më 2021, ndërsa nuk dihet kur është në dispozicion në tregjet tjera.