Në Maqedoni, deri tani 28 raste të vdekjeve nga gripi

Në Maqedoni, deri tani 28 raste të vdekjeve nga gripi

Gjatë javës së kaluar janë regjistruar pesë raste të vdekjes, të shkaktuara nga gripi, prej të cilave tek dy persona është konfirmuar sëmundje e mëparshme kronike.

Siç njoftoi Instituti për Shëndet Publik, pesë pacientët që kanë ndërruar jetë nga gripi janë nga Shkupi, Dellçeva, Kriva Pallanka, Ohri dhe Tetova, të moshës prej 39-75 vjeçare

Tek tre prej viktimave është izoluar virusi i gripit A(H1pdm) virusi i gripit, ndërsa tek një virusi i tipit A.

Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes nga gripi gjatë sezonit 2018/2019 deri tani është 28.

Gjatë javës së 13-të të vitit 2019 (25.03/31.03), janë raportuar 478 raste me sëmundje të ngjashme me gripin, që është për 51 për qind më pak në krahasim me javën paraprake.

Në krahasim me javën e 13-të të sezonit të kaluar numri i personave me grip është rritur për 23,8 për qind.