Dyfishohen vizitorët në Muzeun Historik Kombëtar gjatë marsit

Dyfishohen vizitorët në Muzeun Historik Kombëtar gjatë marsit

Muzeu Historik Kombëtar po spikat si atraksion kulturor dhe historik për vizitorët vendas dhe të huaj në kryeqytet. Kështu, gjatë muajit mars 2019 krahasuar me mars 2018 ky muze mirëpriti 106% më shumë vizitorë në total.

Edhe në ditët e para të muajit prill, pas dyfishimit të numrit të vizitorëve gjatë marsit krahasuar me një vit më parë, pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar presin vizitorë të shumtë.

Gjithashtu turistët e huaj gjatë muajit mars 2019 krahasuar me po të njëjtë periudhë të 2018 ka pasur rreth 164 % më shumë vizitorë të huaj. Vizitorët vendas janë shtuar përgjatë marsit 2019 me 120 %. Nga këto vizita të shumta të ardhurat në total janë shtuar me 141 % .

Studentë, vizitorë të huaj dhe vendas janë të interesuar për të mësuar më shumë rreth historisë së Shqipërisë që nga lashtësia e deri në ditët e sotme, shpjeguar kjo nëpërmjet artefakteve dhe objekteve të ekspozuara në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar.