Në Kaçanik shënohet Dita Botërore e Shëndetit

Në Kaçanik shënohet Dita Botërore e Shëndetit

Edhe në Komunën e Kaçanikut është shënuar Dita Botërore e Shëndetit. Ky aktivitet u organizua nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Kaçanik.

Mantelbardhët e kësaj qendre realizuan një aktivitet në Bulevardin “Ismajl Raka”, për të qenë sa më afër qytetarëve për t’iu dhënë atyre më shumë informacione në lidhje shëndetin. Në të njëjtën kohë qytetarët kishin mundësinë që të kontrollojnë tensionin e gjakut si dhe praninë e glukozës në gjak, ndërsa nga ekipi mjekësorë u shpërndanë edhe broshura me karakter edukativ shëndetësorë.

Ky aktivitet u mirëprit edhe nga qytetarët të cilën kryen shërbime shëndetësore si dhe morën informata në lidhje me mbrojtjen e shëndetit. Dita Botërore e Shëndetit festohet çdo vit në 7 prill, në 193 vende anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Caktimi i ditës Botërore të Shëndetit ishte një nga aktet e para zyrtare të OBSH-së. 7 prilli është dita e miratimit zyrtar të kushtetutës se OBSH-së. Që prej vitit 1950 Dita Botërore e Shëndetit i kushtohet një çështje të caktuar specifike që përbën shqetësim botëror.