Medikamenti i ri premtues për zbritjen e kolesterolit

Medikamenti i ri premtues për zbritjen e kolesterolit

Acidi bempedoik do të mund të shfrytëzohet si formë medikamenti për zbritjen e kolesterolit të keq në gjak.

Një studim ndërkombëtar ka sugjeruar se pilula zbret nivelin e kolesterolit tek njerëzit që kanë sasi të larta.

Hulumtuesit, pjesë e këtij studimi, thonë se terapia e re mund të funksionojë edhe si një lloj alternative për pacientët që nuk janë në gjendje të trajtohen me statina.

Studiuesit kanë kërkuar nga rregullatorët e medikamenteve në ShBA dhe Britani të Madhe për miratimin e tabletës.

Studimi është publikuar në revistën ‘New England Journal of Medicine’.


MË SHUME NGA Shëndetësi