Mbyllet Ferfilm, “Shadows” merr çmimin special

Mbyllet Ferfilm, “Shadows” merr çmimin special

Sonte në Ferizaj ka përfunduar edicioni i shtatë i Festivalit të Filmit Ndërkombëtar “Ferfilm” ku janë shpallur edhe fituesit në pesë kategori.

Filmi më i mirë i shkurtër fiktiv u zgjodh “SAP” i Clemence Marcadier nga Franca.

Filmi më i mirë i eksperimental u zgjodh “Space Dialogues” i Shashwati Talukdar nga India

Filmi më i mirë i shkurtër animacion i takoi Sarah Forest, Cecile Floucat, Pauline Javelot, Juliette Gales, Thibaut Wambre dhe Kevin De Garidel.

Filmi më i mirë i shkurtër dokumentar u përzgjodh “For A Better Life” e Yasmin Mistry nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa, çmimi special takoi filmit “Shadows” të Victoria Karakoleva nga Bullgaria.

Edicioni i shtatë i “Ferfilm” nisi më 2 prill, ndërsa sonte u mbyll me ndarjen e çmimeve.