VV-ja kërkon zbatimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore

VV-ja kërkon zbatimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore

Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit, Lëvizja Vetëvendosje thotë se kjo ditë është e moskujdesit.

Deputetja njëherësh anëtarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku, ka thënë se 7 prilli tregon edhe faktin se çfarë politika bëhen për të rregulluar shëndetësinë në vend.

Ajo në një konferencë për media, tha se qytetarët e Kosovës, nuk kanë mundësi të marrin të gjitha shërbimet që kanë nevojë.

“Shënimi i një ditë shumë të rëndësishme e cila edhe pse jo direkt temë politike megjithatë  është shumë e lidhur me ata kush e udhëheq shteti dhe çfarë politika e bënë dhe sa bënë në këtë ditë. Sot shënohet Dita Botërore e Shëndetit por fatkeqësisht në Kosovë 7 prilli shënon ditën e moskujdesit shëndetësor. Ne  e dimë që me e anë të organizatës botërore të shëndetësisë është mbulimi shëndetësor universal. Fatkeqësisht qytetarët e Kosovës janë pjesë e asaj bote që nuk kanë mundësi të marrin te gjitha shërbimet që ata kanë nevojë, kjo bëhet edhe më e rëndë kur behët fjalë për sëmundje më të gjatë dhe më të kushtueshëm”, tha Kollçaku, raporton Ekonomia Online.

Kollçaku ka shtuar se në mungesë të zbatimit të Ligjit për Sigurim Shëndetësorë Publik, po i lë qytetarët të pashpresë për shëndetësinë.

“Një ligj është dashtë të miratohet 1 janar 2005, 14 vite më herët megjithatë, 5 vite më herët u miratua një ligj që nuk po gjen sot e kësaj ditë zbatim. Moszbatimi i këtij ligji dhe mos mbulimi me mjete vetanake në veçanti të sëmundjeve malinjë shumica mbeten të pashpresë. Duke qenë se ka dyshime të bazuara se qëllimisht po pengohet ligji për sigurim shëndetësor publik zbatimi dhe kjo kërkon mundësi për mbajte  të monopolit të kompanive private”, tha Kollçaku.

Vetëvendosje fajin ia ka hedhur edhe Bankës Qendrore të Kosovës, ky sipas kësaj partie, ky institucion nuk po raporton kompanitë e sigurimeve.

Sipas deputetes së VV-së, guvernatori sa më shpejtë të raportojë për veprimtarinë e këtyre kompanive qe janë vetmja alternative në Kosovë.

“Ajo çfarë po ndodh sot në realitet që këto kompani  preferojnë klient 100% shëndosh nën moshën 65 që është për tu habitur se pikërisht për këtë moshë është nevoja për shërbime shëndetësore. BQK që i mbikëqyr këto kompani ende nuk e mbushur kërkesën cila del nga kushtetua për raportim edhe pa raportim BQK duhet të raportoj fatkeqësisht si shume rezoluta edhe kjo rezolutë mbetet vetëm një copë letër. Guvernatori nuk e sheh të arsyeshme dhe të jep llogari për parat që gjenerojnë miliona euro. Ne kërkojmë që guvernatori sa më shpejtë të raportojë për veprimtarinë e këtyre kompanive qe janë vetmja alternative në Kosovë”, pohoi Kollçaku.

Ajo tha se në një sigurim shëndetësorë publik nuk guxon të kufizohet mosha.

“Në një sigurim shëndetësor publik nuk guxon të kufizohet mosha  të ndërprehet i njëjti  por këtu janë të ngërthyera interesat politike që dikujt po i konvenon të gjeneroj mjete por që të luajnë me fatin e qytetarëve të Kosovës. Gjitha qeveritë e pasluftës e deri tani nuk kanë arrit ta implemtojnë një ligj bazik”, tha ajo.