VIDEO - Nis festivali “Chopin Piano Fest” në Prishtinë

VIDEO - Nis festivali “Chopin Piano Fest” në Prishtinë

ChopinPianoFEST Prishtina po kurorëzon një rrugëtim të suksesshëm me edicionin e 10të me radhë gjatë muajit Prill 2019. Hapja e festivalit bëhet sonte duke filluar nga ora 19:30 dhe do të mbahet në ambientet e Administratës Qendrore të Universitetit të Prishtinës.

Lejla Pula drejtoreshë artistike, e “CHOPIN PIANO FEST”, në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, tha se përkundër faktit që institucionet tona ndajnë shumë pak mjete për këto evenimente kulturore, falë punës dhe vullnetin të madh të organizatorit, festivali ka shënuar shumë suksese, kjo falë edhe donatorëve të përhershme si dhe ndihmës së ambasadave të huaja në Kosovë.

Kosovës, thotë Pula, par fat të keq i mungon një salla adekuate për evenimente të tilla madhështore, të veprave klasike.

ChopinPianoFEST Prishtina, sipas saj, po kurorëzon një rrugëtim të suksesshëm me edicionin e 10të me radhë gjatë muajit Prill 2019, me 16 koncerte në të cilat repertoari i pasur me kryevepra nga kompozitorët, mjeshtrit e shquar për muzikë pianistike dhe kamertale e orkestrale do të performohet nga artistë të shkëlqyer nga Kosova, Diaspora dhe artistë me renome botërore nga vendet e ndryshme të botës, duke e madhështuar Festivalin tradicional kushtuar muzikës pianistike në Prishtinë, Kosovë.

Për më shumë ndiqni videon në vazhdim: