Nissan Frontier tërësisht i ri, mund ta lansohet brenda disa muajve

Nissan Frontier tërësisht i ri, mund ta lansohet brenda disa muajve

Dizajni i fundit që i është bërë Frontier, ishte në vitin 2004.

Ky Nissan është një ndër makinat pickup, më të vjetra që janë në treg. Megjithëse nuk është ndryshuar që nga viti 2004, ka pasur përditësime kohë pas kohe, kjo makinë ende e ka sistemin automatik me pesë shpejtësi.

Automotive News raporton se Frontier tërësisht i ri, për të cilin Nissan ka konfirmuar më parë, mund të lansohet brenda disa muajve. Sipas të gjitha gjasave, do ta shohim në shtator të vitit 2020, si një model të vitit 2021.

Janë në pyetje rreth 18 muaj, por burime të afërta me Nissan, pretendojnë se është koha e saktë kur do ta shohim këtë Frontier tërësisht të ri.