Alfa Romeo lanson “bishën” e radhës, ja disa detaje në lidhje me veturën

Alfa Romeo lanson “bishën” e radhës, ja disa detaje në lidhje me veturën

Alfa Romeo ka lansuar veturën e ardhës të modelit 8C Spider, megjithëse prodhimi i kompanisë është i kufizuar, duke e limituar atë në 500 njësi.

Kompania nuk ka ofruar shumë detaje në lidhje me veturën, megjithëse ka bërë të ditur se ka shtuar “disa kilometra më shumë” në podometër.

‘Alfa Romeo’ në një deklaratë për medie nuk përcaktoi ndonjë çmim për veturën, por vuri në pah se modeli posedon motor 4.7-litërsh të versionit V8, i cili është i aftë të prodhojë 444 kuaj-fuqi.

Si rrjedhojë, veturës i mundësohet të arrijë shpejtësinë 96 km/h në një mesatare prej 4.6 sekondash.

Gjithashtu, kompania ka njoftuar se modeli është i pajisur me një transmision robotik prej 6 shpejtësish.

Ajo ka bashkëngjitur edhe disa fotografi të ‘8C Spider’, të cilat mund t’i ndiqni më poshtë.