Kanina në “100 Fshatra”. Gjithçka për të rritur turizmin

Kanina në “100 Fshatra”. Gjithçka për të rritur turizmin

Kanina është pjesë e projektit të qeverisë për zhvillimin e 100 fshatrave.

Është një zonë me potencial ende të pashfrytëzuar turistik dhe kulturor, ndërsa si projekte për zbatim të menjëhershëm janë restaurimi i mureve të kalasë, ai i teqesë dhe dy shtëpive që kanë statusin monument kulture.

Ministrja e kulturës, Elva Margariti konfirmon se këtë sezon turisik, Vlora do të jetë padyshim ashtu si edhe në vitet e shkuara një nga destinacionet kryesore turistike.

E pranishme në Kalanë e Kaninës, ministrja Elva Margariti ka rikonfirmuar edhe një herë tjetër hartimin e një itinerari që do të shërbejë si udhëzues për turistët.

Kalaja e Kaninës ndodhet 6 km larg nga qyteti i Vlorës, në një kodër me lartësi 380 metra mbi nivelin e detit. Muri rrethues është i gjatë 1 km dhe përfshin një sipërfaqe prej 3.5 hektarësh./TCH