Deskoska: Ivanov nuk mund të falë, ligji nuk i lejon një gjë të tillë

Deskoska: Ivanov nuk mund të falë, ligji nuk i lejon një gjë të tillë

“Procedura mund të udhëhiqet vetëm përmes Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa tek ne nuk kanë arrit kërkesa për falje të të dënuarve të 27 prillit”, deklaroi ministrja e drejtësisë Renata Deskoska sipas së cilës ekzistojnë dy arsye se përse Ivanov nuk mund të falë.

“E para, procedura mund të udhëhiqet vetëm përmes Ministrisë së Drejtësisë sepse nuk ekziston bazë ligjore për falje pa procedurë paraprake në Ministrinë e Drejtësisë. Është shlyer Neni 11 nga Ligji për falje i cili më parë parashikonte një procedurë të tillë nga ana e Presidentit. Ndërsa pengesa e dytë del nga fakti që janë shpallur zgjedhjet presidenciale dhe gjatë kësaj periudhe nuk mund të ngritët procedurë për falje”, ka deklaruar Renata Deskoska, ministre e drejtësisë. /Alsat-m