​Del fotografia e Ritës në Kosovë

​Del fotografia e Ritës në Kosovë

Rita Ora është duke qëndruar në Kosovë, bashkë me prindërit e saj për një mision bamirësie.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare që është ambasadore e UNICEF-it në mesin e vendeve për të ndihmuar personat e dhunës seksuale, ka zgjedhur që të ndihmojë edhe vendlindjen e saj.

Ajo ka arritur në Kosovë, ndërsa nuk ka bërë asnjë deklaratë për media.

E vetmja lëvizje publike është ajo e nënës së saj, Verës, e cila ka postuar një fotografi të Ritës në një prej lagjeve diku në Kosovë. Rita shihet me një bluzë të zezë mbi të cilën shkruan UNICEF.