Lind foshnja e parë nga transplanti i mitrës, kryer me anë të robotit

Lind foshnja e parë nga transplanti i mitrës, kryer me anë të robotit

Mund të duket si çdo foshnje tjetër. Por ky djalë është i pari në botë që ka lindur pas një transplanti mitre të kryer nga një robot.

Me një peshë prej 2.7 kg, foshnja erdhi në jetë me anë të lindjes cezariane të hënën dhe raportohet se është  i aftë e i shëndetshëm.

Gruaja e paidentifikuar që lindi foshnjën është nga Suedia.

Kjo është hera e parë që një foshnje vjen në botë nga një transplant mitre të kryer nga një robot.

Deri tani janë bërë 39 transplante mitre duke përdorur një dhurues që jeton, duke përfshirë dhe nëna që i kanë dhënë mitrën vajzave të tyre. Por vetëm 11 foshnja kanë lindur nga këto transplante.

Ndërkohë 10 transplante nga një donator i vdekur kanë dështuar dhe një ka rezultuar në abort.

Dhjetorin e kaluar, një vajzë e vogël u bë e para që ka lindur pas një transplantimi nga një donator i vdekur.

Por rasti i fundit shënon një hap tjetër. Procedura u bë duke përdorur një robot.

"Është një ndjenjë fantastike të sjellësh në jetë një fëmijë të tillë të veçantë dhe të dëshiruar", tha mjekja Pernilla Dahm-Kähler.

Djali lindi nga mitra që gjyshja e tij i dhuroi nënës. Donatori është operuar me ndihmën e robotëve.