Kanali i RTK-së në YouTube arrin afro 350 milionë klikime!

Kanali i RTK-së në YouTube arrin afro 350 milionë klikime!

Tashmë jemi mësuar që sukseset mos të mbarojnë për emisionet dhe prodhimet televizive që transmetohen në ekranin e RTK-së.

Emisione, intervista, video interesante kanë bërë audiencën që të kenë kuriozitet për t’i ndjekur edhe në kanalin zyrtar në YouTube.

Deri tani kanali zyrtar i RTK-së ka arritur që të thyej rekorde të klikimeve apo shikimeve në YouTube. Për një kohë shumë të shkurtër kohore ky kanal tashmë ka arkivuar afro 350 milionë shikime, duke u listuar kështu në mesin e kanaleve shqiptare më të ndjekura dhe më të suksesshme.

Prodhimet e fundit televizive më të suksesshme mund t’i gjeni në këtë kanal.

Dhe nuk mbaron me kaq!

Sukseset do të vazhdojnë!