Amazon do të furnizohet 100% me energji nga era

Amazon do të furnizohet 100% me energji nga era

Gjiganti i shitjeve online, Amazon, do të furnizohet me energji të pastër përmes tre projekteve energjetike nga era, të cilat janë pjesë e qëllimit afatgjatë që të furnizojë me 100 % energji të rinovueshme të gjithë infrastrukturën globale të shërbimeve të internetit.

Në vitin 2018, mbi 50% e funksionimit të Amazon, u bë përmes energjisë së rinovueshme.

Mullinjtë e erës, të planifikuara për ndërtim në Irlandë, Suedi dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) pritet të prodhojnë mbi 670 gigawatt-orë (GWh) të energjisë elektrike.

Amazon është zotuar të furnizohet me energji nga një projekt i ri i erës në Irlandë, që ka një kapacitet me 91,2 megavat, nga sistemi i ri i erës në Backhammar të Suedisë si dhe nga ferma në Tehachapi në Kaliforni, që pritet të sjellë deri në 47 MW, përtcjell Atsh.

‘’Me shtimin e tre sistemeve të reja të erës, projektet e energjisë së rinovueshme të kompanisë pritet të gjenerojnë më shumë se 2,700 GWh energji të rinovueshme çdo vit’’, thotë Amazon.