Vrasja e dyfishtë zbardhet pas 46 vitesh, arrestohet 80-vjeçari

Vrasja e dyfishtë zbardhet pas 46 vitesh, arrestohet 80-vjeçari

Thuajse gjysmë shekulli më vonë, një vrasje e dyfishtë e ndodhur në shtetin e Virxhinas, në SHBA, është zbardhur nga policia, e cila ka arrestuar edhe autorin, një 80-vjeçar me banim në Nju Jork.

Ernest Broadnax, u lidh me ngjarjen pas analizave të ADN-së. Autoritetet zbuluan se ai jetonte në Nju Jork prej vitit 1990. Mbi të, tashmë rëndojnë akuzat për vrasjen e dy 19-vjeçareve Lynn Seethaler dhe Janice Pietropola, të cilat po kalonin pushimet në një resort në “Virginia Beach”.

Vrasja ka ndodhur saktësisht më 30 qershor 1973, në atë kohë duke tronditur komunitetin lokal në qytezën turistike. Sipas autoriteteve, Broadnax ishte futur në dhomën e hotelit ku po rrinin dy vajzat, duke i vrarë në mënyrë mizore.

Në atë kohë nuk u gjet asnjë provë që të çonte në kapjen e vrasësit dhe në atë zonë, për 12 vitet e ardhshme do të vriteshin edhe të paktën 8 femra të tjera. Vetëm në vitin 2011, Policia e Virxhinias doli në përfundimin se të gjitha viktimat, të moshës 18-25 vjeç, ishin vrarë nga një vrasës serial.

Megjithatë, hetuesit e çështjes nuk kanë konfirmuar nëse Broadnax – i cili ka pranuar vrasjen e dy vajzave para tyre – të jetë i dyshuar edhe për vrasjet e tjera.