Një specie e re njerëzore gjendet në Filipine

Një specie e re njerëzore gjendet në Filipine

Ka një shtesë të re në pemën familjare, një specie e zhdukur njeriu e gjetur në Filipine.

Specia është njohur si Homo luzonensis dhe u gjet në ishullin më të madh në vend Luzon.

Karakteristikat fizike të species së re janë një përzierje e karakteristike të gjetura tek pasardhësit shumë të lashtë të njeriut dhe njerëzve që jetuan kohët e fundit.

Kjo do të thotë se primitivët u larguan nga Afrika dhe ecën përgjatë rrugës drejt Azisë Juglindore.

Zbulimi tregon se evolucioni njerëzor në rajon mund të jetë qenë një çështje shumë e komplikuar. Në rajon mendohet se kanë jetuar tre ose më shumë specie njerëzore, rreth kohës kur paraardhësit tanë mbërritën.

Një nga këto lloje ishin "Hobbit" ose Homo floresiensis që jetoi në ishullin  indonezian Flores deri në 50.000 vjet më parë.

Informacionet mbi mostrat e reja të gjetura në Callao Cave, në veri të Luzon janë botuar në revistën Nature. Ato datojnë mes  67.000 dhe 50.000 vjet më parë.

Janë gjetur 30 mbetje, përfshirë këmbët, kockat e dorës, këmbëve dhe një pjesë femuri, që i përkasin të paktën tre individëve të rritur dhe një të mituri.

Ata janë gjetur gjatë gërmimeve në shpellë që nga viti 2007.