Nxënës nga Kosova do të vizitojnë fshatin Mandrica të Bullgarisë

Nxënës nga Kosova do të vizitojnë fshatin Mandrica të Bullgarisë

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti është takuar me Kryetarin e Shoqatës për rilindjen e fshatit të Mandricës në Bullgari, Ivajllo Petrov.

Hoti e Petrov biseduan për mundësinë e bashkëpunimit për të ruajtur gjuhën, traditën dhe kulturën shqiptare në Mandricë të Bullgarisë.

Koordinatori Hoti theksoi se Programi Nacional për Rininë është një mundësi e mirë e cila mund të shfrytëzohet për të ruajtur lidhjet mes shqiptarëve.“Ne mund të sjellim nxënësit fitues të garës në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik në këtë fshat. Të rinjtë tanë do të kenë mundësi që të njohin një vend shqiptar, për të cilin është shkruar e dokumentuar por që është në rrezik për t’u asimiluar. Veç kësaj, nxënësit do mund të bëjnë edhe aktivitete tjera në kuadër të garës e që besoj se do të jetë një ekspeditë e veçantë”.

Petrov tha se një bashkëpunim i tillë do të jetë shumë pozitiv dhe shpresëdhënës për shqiptarët e Mandricës. Ai i premtoi Hotit se do të organizojë programe shumë atraktive për të rinjtë nga Kosova.