Nga fondet IPA për vitin 2019 Kosova përfiton 38 milionë euro

Nga fondet IPA për vitin 2019 Kosova përfiton 38 milionë euro

Qeveria e Kosovës ka miratuar Nismën për lidhjen e Marrëveshjes financiare IPA 2019, pjesa e parë ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

Zëvendësministri Integrimit Evropian, Lirak Qelaj tha se nga fondet IPA për vitin 2019 Kosova përfiton 38 milionë euro.

“Kemi pranuar nga MPB miratimin e kësaj marrëveshje dhe hapi i ardhshëm është miratimi në parim i Nismës për lidhjen e Marrëveshjes financiare IPA 2019 nga Qeveria”.

“Pjesa e parë mes Kosovës dhe BE-së. Kosova do të përkrahet me 38 milionë euro, do të kemi 73 milionë euro të investuara nga BE”, tha ai.