Mbahet ankandi i gjashtë me radhë për vitin 2019

Mbahet ankandi i gjashtë me radhë për vitin 2019

Ministria e Financave njofton se më 18 Prill 2019 do të mbahet ankandi i gjashtë me radhë për vitin 2019. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Autor: RTKlive