Dua Lipa konfirmon albumin e ri

Dua Lipa konfirmon albumin e ri

Dua Lipa e ka konfirmuar se po punon shumë për të sjell diçka të madhe.

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, është duke punuar për albumin e saj më të ri.

Dua, gjatë intervistës për prestigjiozen ‘Elle’ derisa fliste për fillimet e para dhe Kosovën, ka treguar se është duke punuar për një projekt të madh e që është albumi i saj më i ri.

“Shpresoj se do të lansoj albumin në fund të këtij viti ose në fillim të vitit tjetër. Nuk e kam vendosur ende listën e këngëve që do të përmbajë. Shpresoj se të gjithë do të këndojnë. Një nga arsyet pse bëj muzikë është mesazhi, sepse unë bëj muzikë me shpresën se dikush tjetër ndihet njësoj”, ishin fjalët e saj.

Kujtomë se me albumin e saj të fundit, Dua Lipa siguroi triumf të paprecedent në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy. Këngët që dolën nga albumi i vetë titulluar “Dua Lipa” u bënë hite./Lajmi.net/