Veprat e Gaudit, për herë të parë jashtë Barcelonës

Veprat e Gaudit, për herë të parë jashtë Barcelonës

Ekspozita “Gaudi in Valparaiso”, në parkun kulturor Valparaiso në Kili, e hapur nga 12 marsi deri më 10 maj, mban 152 vepra të arkitektit të famshëm spanjoll, Antonio Gaudi, 13 materiale audiovizuale dhe disa instalacione multimediale.

Janë mbledhur atje veprat më emblematike të Antoni Gaudit në të parën herë që ato dalin jashtë Barcelonës.

“Ka punime dhe vepra interesante arti që të tregojnë qartë gjenialitetin e mjeshtrit dhe temat që e kanë frymëzuar atë, si edhe dëshmojnë kontributin e konsiderueshëm që ai ka dhënë në modernizim”, tha Nélida Pozo, drejtoreshe e Valparaiso Cultural Park.

Për drejtoreshën Pozo, është një privilegj i madh të fillojë viti 2019 me një ekspozitë kaq të rëndësishme, sa kjo me veprat e Gaudit, që është një gjeni i vërtetë i arkitekturës moderne.

“Është hera e parë që veprat e Gaudit janë jashtë Katalonjës dhe ato gjenden sot këtu, në Valparaiso. Dhe do të shkojnë madje edhe në vende të tjera pas kësaj”, tha Nélida Pozo, drejtoreshe e Valparaiso Cultural Park.

Qëllimi kryesor i ekspozitës, sipas kuratorëve, është që puna e Gaudit të bëhet më e prekshme nga njerëzit dhe të shihen nga afër elementët që ai përdorte./TCH