Ujqërit rikthehen në Holandë pas 140 vjetësh

Ujqërit rikthehen në Holandë pas 140 vjetësh

Ekologjistët në Holandë regjistruan rezidentin e tij të parë të popullsisë së ujqërve në 140 vjet, raportoi BBC.

Ujqërit janë gjuajtur në masë në shumë vende evropiane prej më shumë se një shekulli por kanë emigruar përsëri ne Evropë së fundmi.

Këto kafshë mendohej fillimisht se kishin kaluar përkohësisht në Gjermani, për t’u rikthyer në vendin e origjinës.

Ekologjistët nga grupet e fushatës ‘FreeNature’ dhe ‘Wolven in Nederland’  kanë gjurmuar dy ujkonja  në zonën e Veluwe, duke mbledhur gjurmët dhe sekrecionet e jashtme të tyre nga të cilat ata mund të identifikojnë ADN-në.

Ata u shprehën për BBC Radio 4 se të dhënat e tyre konfirmojnë se njëra nga femrat ka qëndruar pa ndërprerje për gjashtë muaj dhe se  tani mund të konsiderohet  ‘e rrënjosur’.

Një mashkull gjithashtu është parë në zonë, kjo tregon se tufa e parë e ujqërve në Holandë mund të jetë vetëm çështje muajsh.