Sonte repriza e shfaqjes "Të martuarit e lumtur"

Sonte repriza e shfaqjes "Të martuarit e lumtur"

Shfaqja "Të martuarit e lumtur" është dhënë mbrëmë premierë në Teatrin " "Dodona", ndërsa sonte do të jetë reprizë në të njëjtin teatër.

Kjo shfaqje është realizuar nga OJQ "Dua" në koproduksion me TQP "Dodona. "Të martuarit e lumtur" nga: Pashtrik Brahaj dhe Zana Duraku.

Tema e shfaqjes ka të bëj me një çift, një mjek dhe një infermiere, kanë klinikë gjinekologjike private në të cilën nganjëherë kryejnë edhe aborte ilegale. Telashet për çiftin fillojnë gjatë komplikimit të një aborti.

Në këtë shfaqje luajnë: Rabije Kryeziu, Armend Ballazhi, Njomza Tmava, Mirgita Lushtaku, Rita Mustafa dhe Jora Dajçi.

Pianist: Alzan Gashi, koreografia: Rabije Kryeziu, skenografia dhe kostumografia: Dhurim Ismaili, dizajner i dritave: Skender Latifi, Bedri Maloku, teknik skene: Skerdi Morina, dizajni: Leonard Krasniqi.

Hyrja është gratis.