Gjermanët nuk kanë me çfarë të merren, ja vendimi i fundit i Gjykatës

Gjermanët nuk kanë me çfarë të merren, ja vendimi i fundit i Gjykatës

Gjykata e Mynihut ka vendosur që të mos ndalojë kambanat të cilat lopët i mbajnë në qafë.

Ky vendim u mor pas padisë që u bë disa vite më parë nga një çift, të cilët i shqetësonte zhurma. Këta të fundit kanë vendosur që ta apelojnë vendimin.

Ata argumentojnë se lopët e fermerëve i mbajnë zgjuar gjatë natës.

Por një politikan bavarez tha: "lopa me zile është pjesë e mënyrës sonë të jetesës në fshat", transmeton oranews.

Çifti, po ashtu kundërshton erën e keqe të plehut organik dhe insektet shoqëruese.

Në gjykatë avokati i çiftit solli si provë regjistrimin e zhurmës së ziles, por kjo nuk ishte bindëse për gjyqtarët.