Shkencëtarja 29-vjeçare që fshihet pas fotos së vrimës së zezë

Shkencëtarja 29-vjeçare që fshihet pas fotos së vrimës së zezë

Dje u kap për herë të parë një imazh i vrimës së zezë, një hap që konsiderohet revolucionar në shkencë.

Një rol kyç pati shkencëtarja 29-vjeçare, Dr. Katie Bauman nga Universiteti i Harvardit, e cila zhvilloi algoritmin që krijoi imazhin sensacional.

Fotografia mbresëlënëse shfaqi një aureolë pluhuri dhe gazi, 500 milionë trilion km nga Toka.

Puna e Katie nisi tre vjet më parë, kur ajo krijoi algoritmin që mblodhi të dhëna nga teleskopët anembanë botës për të bashkuar një fotografi të fenomenit që është 55 milionë vite dritë larg.

Pa punën e saj novatore, vrima e zezë supermasive do të ishte thjesht e pamundur për të kapur, sepse do të kishte nevojë për një pjatë të gjerë teleskopi prej 10.000 kilometrash për ta provuar atë.

Bauman ka ndarë arritjen e saj në “Facebook”, duke u shprehur: “Duke parë me mosbesim, imazhin e parë të bërë për vrimën e zezë, ndërsa ishte në proces rindërtimi”.

Postimi i Katie u bë viral duke u shpërndarë nga njerëz anekënd botës, që i shprehën urimet e tyre shkencëtares së re.

“Ajo çka kam bërë është se kam sjellë një kulturë të testimit të vetes tonë”, ka thënë Bouman për Time. “Edhe pse punuam me vite për këtë, askush prej nesh nuk e priti që ta ndërtonim me lehtësi foton. Thjesht pritëm një pikë”, shoi ajo.

Kujtojmë që zbulimi për vrimën e zezë përbën një përpjekje të shtuar për teorinë e Ajnshtajnit mbi Relativitetin e Përgjithshëm.