Anija hapësinore e Izraelit pritet të aterojë në Hënë

Anija hapësinore e Izraelit pritet të aterojë në Hënë

Anija hapësinore “Beresheet” e Izraelit po bën përgatitjet e fundit para zbritjes së saj në sipërfaqen e Hënës.

Nëse aterimi do të jetë i suksesshëm, kjo do ta vendosë Izraelin midis vendeve elitare që kanë realizuar udhëtime për në Hënë, transmeton REL.

Fluturakja e quajtur Beresheet, që në gjuhën hebreje do të thotë “në fillim”, ka udhëtuar në hapësirë për shtatë javë para se të kalonte në gravitetin e Hënës javën e kaluar.

Anija kozmike pritet të arrijë fazën e fundit të aterimit në Hënë gjatë ditës së enjte.

Pas Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës, Izraeli është vendi i katërt në botë që dërgon fluturake në Hënë.