Festivali i Cannes do të hapet me film horror

Festivali i Cannes do të hapet me film horror

Për herë të parë në historinë e saj, Festivali i Cannes do të hapet me një film horror.

Filmi “The Dead Don’t Die” i regjisorit amerikan Jim Jarmusch do të hapë perden e edicionit të 72-të të festivalit prestigjioz për film.

Gjithsesi, ky film ka brenda saj edhe anën komike pasi rrëfen për gjendjen në qytetin Centerville ku gjithçka është e çuditshme.

Në Centerville të vdekurit ngrihen nga varri dhe sulmojnë të gjallët, ka pak dritë, e madje edhe kafshët kanë një sjellje të çuditshme.

Festivali i Filmit i Cannes do të mbahet nga 14 deri më 25 maj.