“Cau Vang”, ura që qëndron në duart e Zotit

“Cau Vang”, ura që qëndron në duart e Zotit

Cau Vang” ose “ura e artë” është bërë sensacion botëror që ka tërhequr vizitorë nga e gjithë bota, afër qytetit Da Nang.

Në lartësinë prej 1.400 metrash, në përqafim të duarve të cilat duken sikur janë aty kaherë, arrihet përshtypje e fuqishme e pranisë së fuqive të mëdha, transmeton Dita.

Vu Viet Anh, themelues i firmës “Ta Landscape Architecture”, e cila e ka meritën për dukjen spektakolare të urës, ka shpjeguar që dizajni është inspiruar me zotat e shenjtë dhe gjigantët.