Siljanovska: Do të angazhohem për rritjen e sigurisë së qytetarëve

Siljanovska: Do të angazhohem për rritjen e sigurisë së qytetarëve

Nëse më zgjidhni si presidente, do të jeni qytetarë të sigurt. Kështu ka deklaruar para qytetarëve të Butelit, kandidatja për president, Gordana Siljanovska Davkova, e cila mbështetet nga VMRO-DPMNE.

Ajo ka thënë se  në vend, shpesh flitet për dilema të sigurisë, për kërcënime nga terrorizmi. Siljanovska, ka thënë se frikësohet, pasi nëse këto kërcënime, nuk janë kërcënime reale, atëherë ata mund të shfrytëzohen që qytetarët të jenë të përgjuar dhe të ndjekur.

Si nuk u lodhën nga përsëritja e integrimeve euroatlantike, BE, NATO. Por këto janë vetëm fjalë për to, retorikë. Për këto fjalë nuk ka asnjë lloj përmbajtje, asnjë esencë dhe këtë shpejt do ta dëgjojnë. Është turp, që qëllimet për të cilat thonë se janë më të larta si BE dhe NATO ti përdorin si alibi për ekzistencën e tyre. Ndërsa kjo ekzistencë është ndryshe nga ekzistenca juaj, nga ekzistenca e popullit, për shkak se po, ata jetojnë si në Bruksel, nëse e krahasoni standardin e tyre, por populli jeton si ata në Afrikë. – Gordana Siljanovska Davkova, kandidate për presidente