KEDS Academy fiton çmim në Britani të Madhe

KEDS Academy fiton çmim në Britani të Madhe

KEDS Academy ka fituar çmimin “Best Business Award for Best Corporate Social Responsibility”. Çmimi është dhënë nga “The Best Business Awards” me seli në Britani të Madhe.

Programi i KEDS Academy, i cili po vazhdon me gjeneratën e gjashtë këtë vit është shpërblyer si aktiviteti më i mirë në fushën e përgjegjësisë shoqërore korporative.
Në shpjegimin e dhënë për çmimin e fituar, kryesuesi i jurisë ka theksuar faktin që programi i KEDS Academy ka të integruar mësimin teorik dhe praktik dhe kjo bënë që studentët lehtë të punësohen pas programit. Është vlerësuar lartë programi dhe ndikimi që ka në punësimin e të rinjëve.
“KEDS ka tejkaluar hendekun në arsimin në Kosovë duke themeluar akademinë e vet në partneritet me Universitetin Bogaziçi të Stambollit. KEDS Academy është unike në ofrimin e mësimeve teorike dhe praktike për studentët e universiteteve dhe shkollave të mesme, gjë që ndihmon ata të punësohen lehtë. Që nga hapja e KEDS Academy në vitin 2014 , më shumë se 200 studentë janë diplomuar dhe shumica e tyre janë punësuar. Duke i mundësuar studentëve të marrin aftësitë e duhura, por KEDS Academy është duke pasur ndikim të madh në ndërtim të Kosovës”, thuhet në shpjegim.
KEDS Academy është program i zhvilluar nga KEDS dhe këtë vit po edukon gjeneratën e gjashtë. Shumë nga të diplomuarit e KEDS Academy janë të punësuar në KEDS.
KEDS Akademy është themeluar nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike dhe ka për qëllim të përkrahë studentët vendore të fushës së inxhinierisë elektrike në zhvillim të mëtutjeshëm akademik dhe profesional. Për më shumë, Akademia përkrahë iniciativa lokale për të promovuar jetesë të shëndetshme mjedisore dhe ruajtjen e energjisë.
Akademia ofron programe të akredituara për studentë të institucioneve të arsimit të lartë dhe programe tjera interaktive për studentë të shkollave të mesme teknike në Kosovë me qëllim të zvogëlimit të numrit të papunësisë duke ofruar punësim në KEDS dhe njohuri për punësim në ndërmarrje tjera të ngjashme.
Krahas këtij programi KEDS vazhdimisht zhvillon edhe shumë aktivitete tjera në fushën e përgjegjësisë shoqërore.