LSDM: Siljanovska mbron krimin dhe korrupsionin

LSDM: Siljanovska mbron krimin dhe korrupsionin

Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase në pushtet thuhet se “Gordana Siljanovska jo vetëm që është e humbur në politikë, por veprimi i saj është në kundërshtim me interesat e shtetit dhe të qytetarëve”.

“Siljanovska mbron krimin dhe kriminelët dhe nuk dënon dhunën njëlloj sikur Hristijan Mickoski dhe Nikolla Gruevski”, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas LSDM-së, kandidatja e Mickoski gënjente se është kandidate mbipartiake, gënjente se nuk do të pranojë emrin kushtetuese dhe gënjente se është për drejtësi ndërsa në anën tjetër,

“Qytetarët nuk do të lejojnë kandidatë të humbur në politikë të mbesin në krye të shtetit. Qytetarët nuk do të lejojnë një Ivanov të ri, dëgjues të ri partiak që do të punojë në kundërshtim të interesave shtetërore”, thonë nga LSDM duke shtuar se qytetarët duhet të zgjedhin Stevo Pendarovskin për kryetar të ri.