Priyanka Chopra thotë se nuk ka menduar që do të martohet me Nick Jonas

Priyanka Chopra thotë se nuk ka menduar që do të martohet me Nick Jonas

Aktorja indiane, Priyanka Chopra, tha se kurrë nuk ka menduar se do të martohej më këngëtarin Nick Jonas, pasi ai kishte shumë zakone që asaj nuk i pëlqenin.

Në samitin e 10 botëror për femra të Tina Brown, Chopra, u shpreh se ajo e ka gjykuar gabimisht bashkëshortin e saj.

“Unë e kam njohur Nick për dy vjet, e kam gjykuar gabimisht atë nga jashtë si dukej. Pasi çdo herë ai tregonte që kishte një shpirt të vjetër dhe nuk ishte shumë modern. Kjo më pengonte”, tha Chopra.

Chopra tha se nga këto mendime asnjëherë nuk e ka imagjinuar se ai do të jetë bashkëshorti i saj.