Gigi planifikon të blejë një kompleks familjar për fëmijët e ardhshëm

Gigi planifikon të blejë një kompleks familjar për fëmijët e ardhshëm

Gigi Hadid ka zbuluar planet e saj për të blerë një ‘kompleks familjar’ me vëllezërit e motrat e saj kur një ditë të kenë fëmijë.

Modelja 23 vjeçare që ka motër Bellën dhe gjysmë motrat Alana dhe Marielle, si dhe vëllain Anwar, ende nuk kanë fëmijë, por e pëlqen idenë për të pasur në të ardhmen.

Familja tashmë ka një fermë që ata shkojnë së bashku për pushime.

“Ne kemi një fermë ku qëndrojmë bashkë, por ne ndoshta një ditë mund të blejmë diçka së bashku vetëm që t’i bashkojmë fëmijët tonë në një vend”, tha Gigi.

“Ne akoma nuk kemi fëmijë, por njëra nga motrat tona ka”.