“Java e Biblotekës së Kosovës” u shënua edhe në Mitrovicë

“Java e Biblotekës së Kosovës” u shënua edhe në Mitrovicë

U mbajt java e Bibliotekave të Kosovës, në ambientin e sallës Ovale në Shtëpinë e Kulturës në Mitrovicë, e cila tashmë është bërë tradicionale dhe që ka për qëllim afirmimin e punës së bibliotekave si institucione të librit dhe ofrimin e tyre sa më afër lexuesve.

Në një njoftim për media thuhet se të pranishëm gjatë këtij aktiviteti kishte edhe ligjërues nga SHBA, Shqipëria, përfaqësues të ambasadës Amerikane në Kosovë si dhe mysafirë të tjerë.

Me këtë rast u diskutuan çështje shumë me rëndësi të cilat kishin të bëjnë kryesisht me ruajtjen e materialit bibliotekar, zhvillimin e koleksioneve dhe ruajtja e tyre.

Po ashtu në këtë ditë, në Bibliotekën Ndërkomunale “Latif Berisha” u mbajtë edhe një ekspozitë e librit nga fondet e BN”Latif Berisha” ku me këtë rast u ekspozuan lektyra të ndryshme shkollore.

Të pranishmit vizituan edhe Muzeun e qytetit të Mitrovicës si dhe morën pjesë në hapjen e SHFMU ”Musa Hoti “në qytetin e Mitrovicës.