Fillon pastrimi i deponive ilegale

Fillon pastrimi i deponive ilegale

Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit (DShPMSh) në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) kanë identifikuar 141 deponi ilegale në komunën e Prishtinës.

Si rrjedhojë e këtij hulumtimi, këtë javë komuna ka filluar largimin sistematik të këtyre deponive, gjë që do të vazhdojë përgjatë dy muajve të ardhshëm.

“Një numër i madh i deponive të identifikuara gjenden në prona private të cilat do duhej të largoheshin nga pronarët. Njoftojmë që, për shkak të ndikimeve të ndryshme negative që kanë këto deponi, ne do i largojmë ato nëse e njëjta nuk bëhet nga vet pronarët.

Falënderojmë stafin nga DShPMSh, Inspekcioni, GIZ, PASTRIMI, DARDANIA dhe KMDK për punën e palodhshme.

Njëkohësisht u bëjmë thirrje gjithë qytetarëve që të jenë të ndërgjegjshëm lidhur me hudhjen e mbeturinave të tyre.

Bashkë mund ta mbajmë Prishtinën tonë të pastër!”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.