Maqedoni, të rinjtë e partive politike premtojnë zgjedhje korrekte të lira

Maqedoni, të rinjtë e partive politike premtojnë zgjedhje korrekte të lira

Njëzet e nëntë të rinj të partive politike sot nënshkruan Deklaratën për zgjedhje të lira, korrekte dhe demokratike.

Me nënshkrimin e Deklaratës, që u mbajt në organizimin e Institutit për strategji ekonomike dhe marrëdhënie ndërkombëtare – Ohër, politikanët e rinj përcjellin mesazh të pastër opinionit se ata, si bartës të ardhshëm të vendimeve, kanë vullnet të fuqishëm të jenë liderë të ardhshëm dhe me veprimet e tyre të luftojnë kundër gjuhës së urrejtjes, të krijojnë kulturë të ndryshme politike dhe ta ngrisin dialogun politik në nivel më të lartë

Drejtorja e Institutit, Biljana Janeva theksoi se këtë nënshkrim të deklaratës, të rinjtë e partive politike nga të gjitha partitë politike janë më të vetëdijshëm për përgjegjësinë e tyre në shoqëri, si dhe për rolin e tyre në gjithë procesin zgjedhor.

Bekim Memeti nga Forumi rinor i BDI-së tha se akti i nënshkrimit është shumë i rëndësishëm sepse, siç tha ai, japin mesazh jo vetëm për të rinjtë, por edhe për politikanët tjerë që duhet ta ndjekin rrugën e tyre me qëllim të hapin perspektivë për vendin tonë.

Kryetari i të rinjve të LSDM-së, Darko Kaevski theksoi se me këtë nënshkrim edhe në periudhën e kaluar tregojnë se si përfaqësues të të rinjve politik mund të tregojnë pjekur serioze, lidership, dhe që paraqet shembull jo vetëm për anëtarët e organizatave të tyre, por edhe në lidhmërinë që duhet ta praktikojnë, dhe që duhet të garantojnë zgjedhje korrekte dhe demokratike. Ai tha se të rinjtë presin nga ato të dëshmojnë se mund të ketë takim dhe të falsin për zgjedhjet për shkak se është garë e ideve, vizioneve dhe strategjisë.

Jovan Jaulleski, kryetari i Unionit të forcave rinore të OBRM-PDUKM-së, theksoi se si të rinj politik është e rëndësishme të përcjellin mesazhin se vlerat e përbashkëta për shtet me prosperitet i bashkon, e drejta e zgjedhjes së lirë është e drejtë ligjore e garantuar me Kushtetutë dhe se obligimi i tyre është të gjenerojnë zgjedhje korrekte, demokratike dhe të lira, që qytetarët ta shprehin të drejtën e tyre. Ai potencoi se pret fushatë ku do të respektohet Deklarata dhe gara me ide, program dhe strategji.

Deklarata për zgjedhje të lira dhe demokratike në mënyrë tradicionale nënshkruhet para procesit zgjedhor. Deklarata për herë të parë u nënshkrua në vitin 2014, më pastaj në vitin 2016 dhe në vitin 2017.