Ava Max me performancë të mahnitshme në “Ellen Show”

Ava Max me performancë të mahnitshme në “Ellen Show”

Ava Max është artistja shqiptare e cila së fundmi po shkëlqen në tregun ndërkombëtar.

“Sweet but psycho”, është kënga e saj me të cilën arriti suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare.

E mbrëmë Ava Max ka qenë e pranishme në shoun e Ellen DeGeneres ndërkohë që mahniti të gjithë me performancën e saj.

Ava kishte veshur një kostum të zi, e cila edhe këtë herë befasoi me stilin e flokëve në njërën pjesë të gjata e tjetrën të shkurtëra.

Kënga e saj “Sweet but psycho”, deri më tani është shikuar mbi 257 milionë herë në kanalin zyrtar, YouTube.