VIDEO – Debat i nxehtë i Aliut dhe Svarçës

VIDEO – Debat i nxehtë i Aliut dhe Svarçës

Sfidat dhe sukseset e qeverisjes në Ferizaj ka qenë temë diskutimi në emisionin “Info 3 Live” në RTK 3, ku mysafir në studio ishte kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, derisa në lidhje direkte nga selia e LDK-së në Ferizaj ishte kryetari i degës së kësaj partie dhe ish-kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarça.

I pari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu vlerësoi se ende është herët të flitet për atë nëse janë realizuar premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale, ngase janë vetëm 15 muaj nën qeverisjen e tij.

“Gjatë qeverisjes tonë në këto 15 muaj shumë prej premtimeve dhe zotimeve i kemi realizuar dhe i kemi dalë ballë hapur qytetarëve, derisa deri në fund të mandatit do t’i realizojmë ato 100 për qind. Kësisoj, ne kemi dëshmuar se besimi i qytetarëve ndaj kandidaturës sime ka qenë i drejtë dhe kemi arritur ta kthejmë dinjitetin te qytetari”, ka thënë Aliu.

Ndërkaq, ish-kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarça ka thënë se do të ishte në interes të qytetarëve të Ferizajt që sot të dëgjojnë realizimin e premtimeve të kryetarit Aliu, mirëpo për fat të keq kjo qeverisje sipas tij i ka tejkaluar edhe parashikimet e opozitës për mosrealizim të premtimeve.

Për më shumë ndiqeni debatin e plotë ndërmjet Aliut dhe Svarçës: