​Kërkesë për caktimin e paraburgimit për vrasjen në Skenderaj

​Kërkesë për caktimin e paraburgimit për vrasjen në Skenderaj

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për dy të dyshuarit H.F dhe K.I nga fshati Vajnikë i Skenderajt, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas kërkesës së prokurorisë të dorëzuar në gjykatë, ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit H.F dhe K.I, me datën 08 mars, rreth orës 16.30 kanë privuar nga jeta viktimën I.Z në fshatin Prekaz i Epërm, dhe pastaj për ti fshehur gjurmët kanë djegur automjetin e markës Volkswagen Pasat, ku gjendej trupi i viktimës.

“Dy të dyshuarit janë arrestuar ditën e enjte me datën 11 prill pas një bashkëpunimi të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës dhe Njësisë së Hetimeve Regjionale në Mitrovicë dhe me urdhër të prokurorit për momentin gjenden në ndalim 48 orësh. Seanca për caktimin e paraburgimit pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Mitrovicë”, thuhet në komunikatë.