Anija kozmike izraelite dështon të zbresë në Hënë

Anija kozmike izraelite dështon të zbresë në Hënë

Anija kozmike “Beresheet” e Izraelit ka dështuar të ulet në Hënë, pas një serie të problemeve teknike gjatë fazës së fundit të uljes, duke shuar shpresat e izraelitëve për sukses.

Ulja robotike kishte probleme në motor dhe humbi komunikimin gjatë 21 minutave sa zgjati procesi i uljes.

“Beresheet” që nga hebraishtja do të thotë “Fillimi”, udhëtoi nëpër hapësirë për shtatë javë, ndërsa javën e kaluar hyri në gravitetin e Hënës.

Deri më tani, vetëm tri shtete kanë pasur ulje të suksesshme: Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Sovjetik dhe Kina.