Ja sa para kanë harxhuar kandidatët për president

Ja sa para kanë harxhuar kandidatët për president

Në 10 ditët e para kandidatët presidencial kanë publikuar se sa para kanë harxhuar për fushatën zgjedhore. Stevo Pendarovski ka harxhuar 480 mijë euro, Gordana Siljanovska 167.400 euro, kurse Blerim Reka 25 mijë euro, tregojnë raportet financiare që kanë arritur deri te Antikorrupsioni, njofton “Zhurnal”.

Pendarovski ka deklaruar si para të hyra 504 mijë euro,kurse prej tyre ka harxhuar 484 mijë euro, ku prej tyre 340 mijë euro janë harxhuar për program të paguar politik. Pendarovski nga donacione të qytetarëve ka fituar 3000 euro dhe 162 mijë euro nga anëtarësia.

Në raportin financiar, Blerim Reka ka publikuar se 18 mijë euro i ka pranuar nga partia BESA dhe Alianca e Shqiptarëve. Në dhjetë ditët e para ai ka paraqitur se ka harxhuar 25 mijë euro, prej të cilave 23 miëj për reklama dhe propagandë, kurse paratë tjera për transport dhe materiale tjera.

Sipas Siljanovskës, në dhjetë ditët e para të fushatës ka harxhuar mbi 10 milionë denarë, kurse ka grumbulluar mbi 12.5 milionë denarë nga donacionet. Tek Siljanovska kanë donuar 248 persona fizik dhe vetëm dy firma private. Më së shumti para nga VMRO DPMNE për Siljanovskën kanë dhënë Aleksandar Nikoloski 3000 euro, kurse deputetët tjerë kanë donuar nga 2500, 2000 dhe 1500 euro.

Në procesin zgjedhor deri më tani janë paraqitur mbi 3000 vëzhgues vendas dhe 400 të huaj.


MË SHUME NGA Rajoni