​Kryemadhi:Çdo mjet që përdor sot qeveria në ikje, tregon fundin dhe rënien

​Kryemadhi:Çdo mjet që përdor sot qeveria në ikje, tregon fundin dhe rënien

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se në protesta çdo ditë qytetarët shtohen, ndërsa theksoi se çdo mjet që qeveria po përdor për të ruajtur pushtetin, tregon fundin e saj.

Për RTV Ora, Kryemadhi shtoi se çdo kryeministër që do të vijë në detyrë duhet të bëjë analizë psikologjike.

“Orari nuk ka të bëjë fare. Të gjitha ditët janë të Zotit dhe orët. Nuk na kushtëzon dhe detyron njeri. E rëndësishme është që çdo ditë shtohet pjesëmarrja e qytetarëve. Nëse 16 shkurti ishte më e madhja, sot mjafton të shohësh se si rrugët e Tiranës buçasin. Çdo mjet që përdor sot qeveria në ikje, tregon fundin dhe rënien. Sa më shumë e zgjat, zgjat vuajtjen dhe dhimbjen për qytetarët. Çdo kryeministër duhet të bëjë analizë psikologjike, sepse vendi nuk mund të rrijë në dorë të një të sëmuri psikik. Të pastrojmë politikën nga krimi. Ne duhet t'ju sjellim shqiptarëve ata politikanë që mendojnë për qytetarët”, tha Kryemadhi.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare