Protesta e opozitës, Meta: Evitoni konfrontimet

Protesta e opozitës, Meta: Evitoni konfrontimet

Presidenti Ilir Meta bëri thirrje që “protesta të vijojë paqësore dhe të evitohen konfrontimet”.

Reagimi i presidentit erdhi pasi protestuesit çanë kordonin e policisë tek Kryeministria.

Ndërkohë, protestuesit të udhëhequr nga lideri i PD-së, Lulzim Basha, po marshojnë drejt Kuvendit të Shqipërisë.