Bytyqi: Projekti “Bashkimi i Qytetit” po merr formën

Bytyqi: Projekti “Bashkimi i Qytetit” po merr formën

Drejtori i Infrastrukturës në Ferizaj, Arbër Bytyqi sot ka përcjellë nga afër punimet e projektit “Bashkimi i Qytetit”.

Me këtë rast ai ka deklaruar se është i kënaqur me zhvillimin e punimeve  dhe dinamikën e punës që po bëhet për realizimin e këtij projekti.

“Sot gjatë ditës kisha kënaqësinë t’i përcjellë nga afër punimet në projektin “Bashkimi i Qytetit”, projekt që tashmë ka marrë formën dhe si projekti i vetëm në Kosovë i natyrës së tillë po realizohet me standarde dhe parametra ndërkombëtar” ka thënë Bytyqi.

Bytyqi  ka bërë publike edhe disa foto nga pjesa e brendshme  e nënkalimit, pjesës së  deritashme, e cila në anën e sipërme sërish është hapur për komunikacion.