Hulumtuesit zbulojnë specie të re njerëzore

Hulumtuesit zbulojnë specie të re njerëzore

Ndërsa shkencëtarët bëjnë përparime në metodat e kërkimeve mbi të kaluarën, gjithnjë e më shumë variacione të qënieve njerëzore po gjenden në gërmimet arkeologjike. Në fillim të viteve 2000, në Indonezi u zbulua një specie hominide e familjes së primatëve i quajtur burri Flores. Por këtë javë një arkeolog thotë se ka zbuluar eshtrat e një kushëriri tjetër njerëzor nga gërmimet në një shpellë në Filipine.

Eshtrat pranë këtyre kafkave të paraardhësve të tjerë njerëzorë janë mes gjetjeve të tre individëve që mund të shtojnë një kapitull të ri në librin e njerëzimit.

Arkeologu Armand Mijares i gjeti eshtrat në një shpellë të një ishulli të vogël në Filipine dhe thotë se janë nga 50 deri 67 mijë vjet të lashta.

Duke studiuar eshtrat që nga këmba, kofsha apo kocka që lidh gjurin me legenin si dhe një pjesë të dhëmbëve, arkeologu doli në përfundimin se këto eshtra nuk mund të jenë vetëm kocka të lashta njerëzore, por një specie e re.

“Në atë kohë menduam për një “Homo Sapien” trup vogël...por me kalimin e viteve kemi një koleksion më të mirë të dhënash. Kemi diagnostikim të mjaftueshëm dhe elemente të mjaftueshme që na mundësojnë të themi se kemi të bëjme me specie të reja”, transmeton VoA

Krijesa ishte e vogël dhe iu vu emri shkencor “Homo Luzonensis”. Arkeologu thotë se krijesa ishte indigjene në rajon por se nuk kishte vdekur në shepllë.

“Krijesa nuk vdiq këtu por rrëketë e sollën në shpellë. Pra, ato krijesa nuk e përdornin shpellën. Mendoj se gjendeshin përreth shpellës dhe ndoshta vdiqën aty afër dhe me kalimin e kohës eshtrat përfunduan në shpellë. Nuk dihen sakstësisht lidhjet dhe si të rindërtohet plotësisht skema.”

Arkeologu Mijares gjithashtu nuk e di se çfarë ndodhi me atë lloj specie por thotë se mbërritja e njerëzve më të mëdhenj dhe më të fuqishëm mund të ketë çuar në zhdukjes e saj.