Sot “n`vrap me çikat”

Sot “n`vrap me çikat”

Iniciativa “U ACT” në kuadër të projektit “Social Act” që implementohet prej Rrjetit të Edukatorëve Bashkëmoshatar organizojnë mini-maratonën “N`vrap me çikat”.

Sot duke filluar nga ora 11:00 deri në ora 13:00 në qendrën e komunës së Pejës mbahet kjo mini-maratonë e cila ka për qëllim të mobilizojë dhe motivojë vajzat dhe gratë e Pejës dhe Kosovës që të merren më shumë me aktivitete sportive.

Në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe Gresa Bakraqi, rekordmene nga Kosova në vrapim, dhe shumë personalitete të tjera në nivel komunal dhe qendror.